Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në kuadër të aktivitetit për promovimin e librave, ka kënaqësinë t’ju ftojë në promovimin e dy veprave letrare të autorit Brahim Avdyli:
•Bota shpirtërore në krijime të veçanta – një vëllim eseistik që eksploron thellësitë e përjetimeve shpirtërore dhe reflektimeve filozofike në krijimtarinë letrare.
• Thikat e Mllefit – një përmbledhje poetike që pasqyron emocionet e forta dhe revoltën shpirtërore përmes një gjuhe të mprehtë dhe të ndjerë.
Brahim Avdyli është shkrimtar, poet dhe publicist i cili është angazhuar për dekada në ruajtjen dhe promovimin e kulturës kombëtare në diasporë dhe është autor i shumë veprave letrare dhe studimore.
Jeni të mirëpritur të merrni pjesë dhe të bashkëbisedoni me autorin rreth krijimtarisë së tij letrare.
Data: 12 Maj 2025
Ora: 19:00
Adresa: Konsullata e Republikës së Kosovës, Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Cyrih
Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në emailin:
Consulate.zurich@rks-gov.net
Ju mirëpresim,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

The post Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";