
Që nga fillimi i viteve 1990, fotografi zviceran Hans Peter Jost ka dokumentuar zhvillimin e Shqipërisë nga ditët kaotike, të trazuara dhe të dhimbshme të ndryshimit të regjimit deri në ditët e sotme të kapitalizmit të egër.
Është krijuar kështu një dëshmi unike me shumë foto të papërsëritshme dhe tekste shoqëruese nga historianët.
Në 30 vjetët e fundit, Hans Peter Jost ka vizituar në vazhdimësi Shqipërinë. “Sot e gjitha ka ndryshuar masivisht. Arsimi dhe infrastruktura kanë avancuar mirë. Por dallimi midis të pasurve dhe të varfërve është bërë i madh”, përmbledh fotografi përshkrimin e tij për Shqipërinë, shkruan albinfo.ch.
Shoqata e Miqësisë Zvicër – Shqipëri do të bëjë promovimin e librit, të mërkurën që vjen, më 9 mars.
Në aktivitetin promovues, Hans Peter Jost do të flasë për përvojat e tij lidhur me librin, me mikpritësin, me Thomas Krempke.
Mbrëmja mbahet në ambientet e Sphères (Hardturmstrasse 66, Zürich, 8005), nga ora 20 deri në orën 21.30.
The post Promovohet libri „ALBANIA in Between 1991 – 2021“ nga Hans Peter Jost appeared first on Albinfo.