Promovohet libri i Rexhep Rifatit “Arbëreshët- fotosintezë e shpirtit tim”

Më 15 tetor 2022, me fillim në orën 17, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM) organizon në Bernë promovimin e librit të gazetarit Rexhep Rifati: “Arbëreshët- fotosintezë e shpirtit tim”.

Libri i shkruar shqip dhe i përkthyer edhe italisht ka parathënien e Dr. Prof. Antonio Belluscit, dhe është botim i  platformës prointegra.ch. Në promovim merr pjesë edhe redaktorja dhe përkthyesja e librit, Dr. Ornela Radovicka.

Libri dygjuhësor (shqip dhe italisht) përfshinë mbi 500 foto autoriale të mbi 50 ngulimeve arbëreshe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Evenimenti shoqërohet nga grupi artistik “Gjaku i Arbërit” nga Kalabria, që drejtohet nga profesor Michele Greco, si dhe një foto-kolazh me vendbanimet arbëreshe dhe ekspozitë fotosh.

Vendi dhe koha e mbajtjes: “Allresto” – Kongresszentrum Effingerstrasse 22 / 3008 Bernë; Ora 17.00.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Promovohet libri i Rexhep Rifatit “Arbëreshët- fotosintezë e shpirtit tim” appeared first on Albinfo.