Pse nuk iu dëgjua më zëri shqiptares në “The Voice Australia”?

Javë më parë, në të gjithat mediat tona pothuajse ishte lajm se si dy shqiptare u takuan rastësisht me njëra-tjetrën në skenën e spektaklit “The Voice Australia”, përcjell albinfo.ch.

Bëhet fjalë për trajneren Rita Ora dhe konkurrenten Sihana Haxhnikaj, të cilat nuk hezituan të shprehnin simpatinë e tyre për njëra-tjetrën në audicionet e fshehura.

Me të dëgjuara se është nga Kosova, Rita u entuziazmua shumë kur e pa Sihanën në skenë, e aq më tepër që ajo e ktheu karrigen për të.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por megjithëse u pëlqye shumë nga publiku australian, Sihana nuk e ka vazhduar rrugëtimin e saj në raundin tjetër pasues.

Ajo është eliminuar pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku në garën me konkurrentet Gezel Bardossi dhe Elsa Marilyn, të cilat u votuan mjaftueshëm për të shkuar në beteja, por në fund Rita zgjodhi të vazhdonte me Elsan. /Albinfo.ch

The post Pse nuk iu dëgjua më zëri shqiptares në “The Voice Australia”? appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";