Rame Lahaj ndan emocionet pas koncertit në Düsseldorf

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, ka publikuar një video me pamje nga koncerti i mbajtur më 30 tetor në Robert-Schumann-Saal të Düsseldorf-it, ku u takua me publikun shqiptar në kuadër të turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”.

Përmes një postimi në Facebook, Lahaj ka ndarë emocionet pas koncertit, duke falënderuar të pranishmit për pritjen. Ai ka thënë se atë mbrëmje u ndje si në shtëpi dhe se takimi ia lehtësoi mallin e viteve të kaluara larg bashkatdhetarëve.

“Si rrallëherë, u ndiva si n’shpi. Ma shuet mallin e krejt atyne viteve larg njani-tjetrit”, ka shkruar tenori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

VIDEO 

Në fund të mesazhit, Lahaj ka paralajmëruar takimin e radhës me publikun, që do të mbahet në Vjenë më 8 nëntor.

Koncerti në Düsseldorf ishte ndalesa e dytë e turneut “PASSION & ORIGIN”, i cili nisi më 10 tetor në Zürich të Zvicrës. Në këtë projekt, Lahaj performon së bashku me ARMA Ensemble, me një program që ndërthur këngë shqiptare me repertorin ndërkombëtar.

Përveç melodive nga Kosova dhe Shqipëria, programi përfshin këngë italiane e franceze, muzikë filmash dhe pjesë të njohura të repertorit ndërkombëtar. Në repertor janë edhe këngë si “Parla più piano”, “Ne me quitte pas”, “La Bohème”, “Bésame mucho”, “Caruso” dhe “My Way”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas koncertit në Düsseldorf, ndalesa e radhës e turneut është Wiener Konzerthaus në Vjenë, më 8 nëntor, në orën 19:00. Më pas, më 13 dhjetor, Lahaj dhe ARMA Ensemble do të performojnë në Bluma Appel Theatre në Toronto.

“PASSION & ORIGIN” sjell në skenë dy dimensione të rrugëtimit artistik të tenorit: muzikën që e ka shoqëruar gjatë karrierës dhe lidhjen me vendin e origjinës./Albinfo.ch 

Informacionet për koncertet dhe biletat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të artistit: www.ramelahaj.com.

The post Rame Lahaj ndan emocionet pas koncertit në Düsseldorf appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";