Reagimi fantastik i Rita Orës kur në ekran shfaqet Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo, përcjell albinfo.ch.

Dyshes iu bënë disa pyetje, ku ata duhej të përshkruanin miqtë dhe kolegët e tyre me vetëm një fjalë.

Mes shumë artistëve në ekran u shfaq edhe fotoja e këngëtares tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipës për të cilën Ora reagoi menjëherë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E bukur”, u shpreh ajo.

Në ndërkohë Diplo tha “shqiptare”, gjë kjo që bëri që Rita të entuziazmohej dhe të brohoriste me krenari.

Dy artistet janë komentuar vazhdimisht për raportet e tyre “jo të mira” mes vete.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Reagimi fantastik i Rita Orës kur në ekran shfaqet Dua Lipa appeared first on Albinfo.