Regjisori nga Kosova ftohet që të jetë pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit

Mësohet se regjisori dhe drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Lum Çitaku, është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit, përcjell albinfo.ch.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e QKK-së, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Jam i gëzuar dhe i nderuar t’i bashkohem Akademisë Evropiane të Filmit, me të cilën po bashkëpunojmë ngushtë në projekte të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin artit e kulturës së filmit, mbrojtjen dhe festimin e trashëgimisë kinematografike, si dhe edukimin e audiencave në vend dhe Evropë”, ka thënë ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çitaku i është bashkuar QKK-së në janar të vitit 2019 dhe nga korriku 2021 e udhëheq institucionin qendror të filmit.

The post Regjisori nga Kosova ftohet që të jetë pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit appeared first on Albinfo.