Studentja e dizajnit, Rina Celina, e lindur në Kosovë, ka fituar Çmimin DAAD 2020 për arritje të jashtëzakonshme akademike dhe angazhim të theksuar shoqëror.

Çmimi, i cili ka edhe vlerën e tij monetare prej 1.000 eurove, u dha përmes duartrokitjeve në organizimin e djeshëm të FH (Shkolla e Lartë Profesionale), Potsdam, shkruan nachrichten.idw-online.de.

Në laudation e bërë me këtë rast, Prof. Franziska Morlok, profesoreshë e Dizajnit Redaktues në Departamentin e Dizajnit, ka vlerësuar sensibilitetin kulturor të studentes, që pasqyrohet edhe në punën e saj, transmeton albinfo.ch.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me projektet e saj, Rina Celina rrit fokusimin për çështje sociale nga vendi i saj i lindjes, Kosova.

Përveç angazhimit brenda universitetit, ajo ka punuar si mentore e DAAD për përfituesit e bursave ndërkombëtare, në Potsdam dhe Berlin, përcjell albinfo.ch. Celina është angazhuar po ashtu, në baza vullnetare, për shoqatën tregtare dhe afariste të Prizrenit që nga viti 2015.

Dizajnuesja e re e komunikimit ka përfunduar me sukses diplomën e saj bachelor këtë vjeshtë me rezultate shumë të mira.

Çmimi DAAD

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çmimi DAAD, financuar me fonde nga Zyra e Jashtme, u jepet çdo vit studentëve ndërkombëtarë të cilët dallohen në një mënyrë të veçantë përmes performancës së tyre të lartë në studime dhe përmes angazhimit social, ndërkulturor, përcjell albinfo.ch. Çmimi ka për qëllim të ndihmojë afirmimin e një numri të madh të studentëve ndërkombëtarë në universitetet gjermane.

The post Rina Celina merr çmimin për “arritje të jashtëzakonshme akademike” në Gjermani appeared first on Albinfo.