Rita Ora entuziaste për albumin e ri, zbulon ëndrrën e saj më të madhe

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, po përgatit rikthimin e saj në skenën muzikore me një album të ri dhe nuk e fsheh emocionin për këtë projekt, transmeton albinfo.ch.

Artistja, e cila publikoi albumin “You and I” në vitin 2023, ka treguar se kësaj radhe po e shijon më shumë procesin krijues dhe është tejet e entuziazmuar për këngët e reja.

“Nuk mund ta përshkruaj sa e emocionuar jam për këto këngë të reja. Është gjëja më e bukur të bësh këtë punë”, ka deklaruar ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rita Ora ka zbuluar gjithashtu një nga ëndrrat e saj më të mëdha artistike: realizimin e një albumi live në sallën prestigjioze “Royal Albert Hall” në Londër. Paralelisht me karrierën muzikore, ajo po mëson të luajë harmonikë dhe synon të përvetësojë edhe kitarën.

Pavarësisht suksesit të madh ndërkombëtar, artistja vazhdon të investojë në zhvillimin profesional, duke ndjekur mësime për vokalin dhe aktrimin, çka dëshmon përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj artit./Albinfo.ch

The post Rita Ora entuziaste për albumin e ri, zbulon ëndrrën e saj më të madhe appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";