Rita Ora ka bashkëpunuar me “Amazon Original” për versionin e ri të këngës “Bang Bang”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka bashkëpunuar me aplikacionin “Amazon Original” për versionin e ri të këngës “Bang Bang”.

Këngëtarja shqiptare ka realizuar një interpretim ekskluziv të versionit të këngës “Bang Bang” në teatrin ikonik të Sidneyt, “State Theatre”, e cila është pjesë e albumit të fundit në bashkëpunim me DJ Imanbek, përcjell albinfo.ch.

“Performimi i këngës ‘Bang Bang’ live ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Në vend të një remixi, unë vërtet doja ta krijoja një version më ndryshe të këngës. Më ka pëlqyer ta sjell atë të zhveshur nga instrumentet e fuqishme dhe elektronike, duke e shndërruar në një këngë me tinguj klasikë dhe shpresoj shumë që do t’iu pëlqejë ky version i këngës ‘Bang Bang’, të cilin e kam interpretuar nga teatri “State” i Sidneyt. Jam shumë e lumtur që po e ndaj atë me ju përmes platformës Amazon Music”, citohet të ketë thënë Ora.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rita Ora ka bashkëpunuar me “Amazon Original” për versionin e ri të këngës “Bang Bang” appeared first on Albinfo.