Rita Ora, me album të ri muzikor

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, më në fund ka dhënë lajmin e madh dhe të shumëpritur për fansat e saj.

Ajo ka zbuluar titullin dhe datën e publikimit të albumit më të ri të saj, njëherësh të tretit në karrierën e saj 10-vjeçare.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Rita mund të shihet në një studio bukurie, ku qëndron e ulur në karrige dhe pranë saj është një mashkull (me gjasë bashkëshorti i saj, Taika Waititi).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mbishkrimin e fotografisë, artistja e lindur në Prishtinë bëri me dije se albumi do të titullohet “YOU and I” dhe do të publikohet i plotë më 14 korrik.

“Albumi im i tretë “YOU and I” do të dalë në shitje më 14 korrik dhe është i qasshëm për t’u rezervuar që tani. Ky album do të thotë vërtet shumë për mua, është si ditari im i viteve të fundit, është tingulli im dhe e ndjej kaq të vërtetë në atë kush jam unë sot. Mirë se vini në epokën e re, RO3 po vjen. Shijoni storjen time të dashurisë për ju”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Rita Ora, me album të ri muzikor appeared first on Albinfo.