
Rita Ora, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj shumëdimensionale, përcjell albinfo.ch.
Ajo është nominuar për herë të parë në çmimet prestigjioze Nickelodeon Kids’ Choice Awards, në kategorinë “Favourite Villain” (Antagonistja më e preferuar) për rolin e saj si Queen of Hearts në filmin “Descendants: The Rise of Red”.
Lajmin e ka ndarë vet këngëtarja me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë nominim si një moment të veçantë dhe të rëndësishëm në karrierën e saj artistike.
Për publikun e ri të Nickelodeon, roli i saj si Mbretëresha e Zemrave ka qenë një paraqitje mbresëlënëse, që e bëri Ritën të spikaste në një univers të dashur për adoleshentët dhe fëmijët.
Ky nominim vjen si dëshmi e shkathtësisë së saj artistike, jo vetëm në muzikë, por edhe në aktrim – dhe përforcon pozicionin e saj si një artiste që sfidon vetveten vazhdimisht dhe prek audienca të reja në çdo projekt që merr përsipër.
https://x.com/RitaBotOwen/status/1923096413430321219?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1923096413430321219%7Ctwgr%5Ee3fde99e5bb4b76ca027472a12cdf45cf7b6935a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frita-ora-e-nominuar-per-te-pare-ne-kids-choice-awards-nje-tjeter-sukses-madh-per-yllin-shqiptar%2F
The post Rita Ora nominohet për çmimin prestigjioz në Nickelodeon Kids’ Choice Awards appeared first on Albinfo.