
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të jetë pjesë e jurisë në “The Voice Australia” për vitin 2021 shkruan “Daily Mail”, transmeton albinfo.ch.
Siç është raportuar nga “Perth Now”, ylli i pop-it në Mbretërinë e Bashkuar Rita Ora, do të bashkohet me një panel me të gjithë yjet e këngëtarët Australian, përfshirë Keith Urban, Jessica Mauboy dhe mentorin e vitit të kaluar, Guy Sebastian.
Duhet theksuar se për Rita Orën kjo nuk do të jetë një eksperiencë e parë në shfaqje të tilla që zbulojnë talente, pasi edhe më parë është shfaqur në edicionet britanike të “The Voice” dhe “X Factor”.
“Unë e dua The Voice dhe unë absolutisht e adhuroj Australinë kështu që pranoj me kënaqësi”, i tha ajo Perth Now. “Mezi pres të gjej super yllin e Australisë”, ka shtuar këngëtarja.
The Voice Australia është vendosur të transmetohet në “Channel Seven” për herë të parë në 2021, pasi “Nine Network” nuk arriti të rinovojë kontratën e saj pas një drejtimi nëntë vjeçar.v
The post Rita Ora së shpejti anëtare e jurisë në “The Voice of Australia” appeared first on Albinfo.