Rita Ora shprehet krenare që është lindur në Prishtinë

Është harta me vendlindjet e të famshmëve – Rita Ora shprehet krenare që është lindur në Prishtinë. Në mbarë botën është publikuar harta interaktive, e cila zbulon vendlindjet e të famshmëve në mbarë globin, përcjell albinfo.ch.

Kjo hartë e quajtur Tjukanovt Github, shfaq emrat e njerëzve të famshëm në qytete e tyre përkatëse të lindjes. E Prishtina me kë tjetër mund të karakterizohej, pos me emrin e të famshmes Rita Ora. Këngëtarja shqiptare me renome botërore është lindur në kryeqytetin kosovar më 26 nëntor të vitit 1991, si fëmija i dytë i prindërve Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Duke u shprehur krenare për prejardhjen e saj, Rita ndau me 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram një pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj. Rita përndryshe ishte vetëm njëvjeçare kur familja e saj u shpërngul në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në moshën 21-vjeçare ajo nisi rrugëtimin e saj artistik, duke u bërë një emër mbarëpopullor me debutimin e saj të fuqishëm në tregun internacional, aso kohe me hitin”Hot Right Now”.

The post Rita Ora shprehet krenare që është lindur në Prishtinë appeared first on Albinfo.