
Këngëtarja me origjinë nga Kosova dhe me famë botërore, Rita Ora, gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Kosovës, ka zbuluar se viti i ardhshëm e gjen me një projekt të jashtëzakonshëm që lidh edhe Kosovën.
Ajo nuk ka dhënë shumë detaje tjera në lidhje me këtë projekt.
”Ne kemi bërë një punë kaq frymëzuese deri më tani dhe sot ka qenë një takim vërtet emocionues dhe frymëzues. Dhe unë mendoj se ne kemi një projekt të jashtëzakonshëm për të pritur vitin e ardhshëm. Dhe ky udhëtim dhe ky takim më kanë emocionuar për të ardhmen”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se Rita Ora ka nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj, përcjell albinfo.ch.
“Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte një nder të prisja atë dhe Taika Waititi sot në ditëlindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, ka shkruar ai.
.@RitaOra has reached the highest heights of success and recognition worldwide while always honoring her roots and culture back home. It was an honor to host her and @TaikaWaititi today on her birthday. Kosova, the UK, and New Zealand seem without boundaries in the face of art. pic.twitter.com/ZaHJcFqJTT
— Albin Kurti (@albinkurti) November 26, 2023
Advertisement
The post Rita Orën viti i ardhshëm e gjen me një projekt që lidh edhe Kosovën appeared first on Albinfo.