minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Romani i dytë i Shqipe Sylejmanit, në kërkim të rrënjëve shqiptare

0
Romani i dytë i Shqipe Sylejmanit, në kërkim të rrënjëve shqiptare

Para dy vitesh, në po të njëjtin ambient, me gjysmën e sallës të mbushur e pothuajse të gjithë me maska, Shqipe Sylejmani, me kryeprotagonisten Shotën dhe rrugëtimet e saj, përuronte romanin e saj të parë „Barrë dhe Bekim“

Romani pati një jehonë mjaft të madhe tek lexuesit fillimisht gjermanishtfolës, për tu përkthyer më pas edhe ne gjuhën shqipe dhe atë angleze. Por siç duket rrugëtimi i Shotës vetëm sa kishte nisur.

Advertisement

© Rromir Imami, albinfo.ch

“Dinjitet dhe Falje” (Würde und Vergebung), që është romani i dytë i Shqipes, pati promovimin e tij të enjten, në një atmosferë krejt tjetër e me një sallë të stërmbushur.

Sikurse edhe në romanin e parë, autorja gjatë promovimit lexoi për të pranishmit pjesë të ndryshme e shumë interesante nga libri, që pos kërshërisë ndonjëherë edhe sillnin të qeshura në sallë.

Advertisement

© Rromir Imami, albinfo.ch

Duke mos ndier kohën teksa lexonte, Shqipen e ndërprisnin kohë pas kohe pikat e përzgjedhura muzikore të kënduara nga Arjeta Zuta në përcjellje të Leutrim Alijit, në piano.

Personazhi kryesor edhe i romanit të dytë është prapë Shota, që tashmë për tu njohur më mire me rrënjët e saj, „merr botën në sy“.

Tregime dhe anekdotat nga Arbëreshët në Itali, kultura shqiptare tek të shpërngulurit e hershëm në Turqi, apo se si e përjetuan njerëzit vendbanimet e tyre në Londër, New York apo Boston në krahasim me Zvicrën.

Advertisement

Janë këto vetëm disa nga temat që Shqipja, në një stil mjaft të veçantë, ka paraqitur në librin e saj të dytë.

© Rromir Imami, albinfo.ch

Ndonëse albinfo.ch ishte e pranishme në këtë ngjarje promovuese, duke qenë se jemi në përgatitje të një shkrimi më të gjatë, dhe duke mos dashur të pengojmë Shqipen në njërën ndër ditët e saj më krenare, po citojmë atë që ajo kishte thënë për albinfo.ch, me rastin e botimit të romanit të saj të parë, se „Kultura dhe historia shqiptare është tepër e bukur, për të mos u treguar“.

Advertisement

Shqipe Sylejmani është e lindur në Prishtinë, Kosovë. Në Zvicër ajo ka ardhur si 4 vjeçare, pasi që ndaj babait të saj, bashkëpunëtor i të përditshmes “Rilindja” kishin filluar përndjekjet. Në këtë gazetë Shqipja kishte filluar leximet e para. Gjatë studimeve për Gazetari dhe Komunikim në Cyrih, ajo ka punuar për disa revista të njohura në Zvicër dhe Nju Jork.

© Rromir Imami, albinfo.ch

Pas „Barrë dhe Bekim“, roman ky që u shit në mijëra kopje dhe u prezantua në pothuajse të gjitha mediat kryesore zvicerane dhe shqiptare, „Krenari dhe Falje“ është romani dytë i autores.

Advertisement

 

 

The post Romani i dytë i Shqipe Sylejmanit, në kërkim të rrënjëve shqiptare appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit