
Të shkruash për arritjet e shqiptarëve në botë, pa dyshim se nuk është e lehtë, pasiqë për nga numri janë të shumtë.
Kësaj radhe, emrave të suksesit i bashkohet pa dyshim edhe Valdrin Gashi, një djalë shqiptar, entuziast, i bukur dhe shumë modest. Ai bëri shumë “zhurmë” në fushën e muzikës në shtetin italian, madje u komentua edhe si artisti më profesional, karizmatik, me elegancë dhe ngjyra të veçanta të zërit.
Ai para pak ditësh kishte ceremoninë e diplomimit në nivelin master në Konservatorin “Santa Cecilia” në Romë, shkruan albinfo.ch.
Ai pati një performancë të shkëlqyer në rolin e Dottor Malatesta në operan buffa “Don Pasquale” të Gaetano Donizetti, ku mori vlerësimet maksimale dhe me lëvdata.
Vlen të theksohet se Valdrini ka përfunduar me sukses studimet për kanto në Rilindje & Barok në Konservatorin “L. Cherubini ”të Firences. /Albinfo.ch
The post Romë: Artisti Valdrin Gashi diplomon në nivelin master në Konservatorin “Santa Cecilia” appeared first on Albinfo.