Sa kushton një fotografi me Dua Lipën?

Kohëve të fundit është vënë në zbatim një kosto që duhet paguar për të pasur fotografi me emra të njohur në fushën e muzikës, fmit apo edhe futbollit, shkruan Albinfo.ch.

Padyshim që në mesin e emrave të famshêm nuk mungon as këngëtarja me prejardhje nga Kosova Dua Lipa.

‘The Sun’, ka publikuar një artikull kushtuar kësaj dukurie, ndërsa mes yjesh të lakuar është edhe emri i Dua Lipës, fotografimi me të cilën kushton hiç më pak se 2 mijë e 209 euro

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një pako të ngjashme e posedon edhe ylli i hitit “New Love”, Dua Lipa, por ylli i popit sigurisht që ka shumë në paketën e saj të turneut VIP “Future Nostalgia”, kostoja e të cilës është jo më pak se 2 mijë e 200 euro.

E në këtë çmim përfshihet një pako me një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, akses në një skuadër glamuroze dhe një foto në grup me vetë yllin 26-vjeçar, Duan.

Klientët që paguajnë madje kanë mundësinë të bëjnë një vallëzim me këngëtaren e “Levitating”, por vetëm nëse provojnë dhe fitojnë në një konkurs paraprakisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sa kushton një fotografi me Dua Lipën? appeared first on Albinfo.