Saimir Pirgu shkëlqen në Operën e Cyrihut

 

Pas suksesit të shfaqjes operistike “Traviata” në Romë, ylli i muzikës klasike, Saimir Pirgu, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtarë me performancën e tij brilante në rolin e “Hoffmann-it” në Operën e Cyrihut.

Edhe pse në formatin stream (oline), ku kanë munguar duartrokitjet e publikut në sallë, produksioni i regjisorit Andreas Homoki ka qenë një triumf mbi situatën momentale të pandemisë, duke përcjellë emocione të jashtëzakonshme dhe duke dhuruar shpresë për një kthim në normalitet, të cilin e shohim ende me nostalgji. Në një kohë të tillë këto projekte artistike kanë vlera të rralla për sa i përket mbështetjes emocionale nga publiku, edhe pse ai nuk i dha dot duartrokitjet direkt, por me siguri nga shtëpia apo nga zemra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtu fillon në mënyrë definitive karriera mbarëbotërore e Saimir Pirgut. Ai hap një portë, e cila e katapulton në shkallë ende më të larta. “…për mua interpretimi i “Hoffmann” qe një sukses akoma me i madh personal.”,- shprehet Pirgu për albinfo.at.

“Hoffmann” i interpretuar nga Pirgu është me pak fjalë është mahnitës, ai përmbledh lirikën, heroizmin, karakterin dhe zërin pa limit, duke kënduar në terma hyjnorë si një “Zot i ri” në aktin e “Giulietta-s”,- shkruan gazeta gjermane “Badische Zeitung”.

Pirgu mund të krahasohet pa dyshim me Nicolai Gedda apo Plácido Domingo në këtë rol tejet të komplikuar. Tenori shqiptar po i afrofet gjithnjë e më shumë një legjende të muzikës klasike, shkruan “Frankfurter Rundschau” për Pirgun.

Opera e Cyrihut: kjo opera mund të shihet si Video-on-Demand der me 30. Prill në linkun www.opernhaus.ch

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Opernhaus Zürich: als Video-on-Demand bis zum 30. April via www.opernhaus.ch

The post Saimir Pirgu shkëlqen në Operën e Cyrihut appeared first on Albinfo.