
Regjisori i njohur Bujar Alimani, një nga regjisorët më të mirë bashkëkohorë shqiptarë, është i ftuar nga Biblioteka Pestalozzi-Hardau me rastin e 15 vjetorit të krijimit të saj. Në mjediset e bibliotekës do të shfaqet filmi i tij dokumentar me tematikë shumë prekëse “Fluturat”, i cili u dedikohet vajzave të rritura në internim në kohën e regjimit komunist.
Pas filmit do të vijohet me një bisedë interesante me regjisorin rreth filmit dhe jetës së tij artistike.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Mos e humbisni këtë rast të rrallë, të shtunën 21 shtator në orën 18, në Pestalozzi Bibliothek Hardau. Norastrasse 20
8004 Zürich
The post Shfaqet në Zvicër filmi i Bujar Alimanit, “Fluturat” appeared first on Albinfo.