minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich

0
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich

Më 27 qershor, në kinemanë Riffraff të Zürich-ut, do të shfaqet për herë të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë”. Ky projekt filmik është fryt i bashkëpunimit të fondacionit Lorik Cana 5 dhe regjisorit italian Alessandro Ferrantelli. Dokumetari sjell në fokus jetën e shqiptarëve të Italisë së Jugut, arbëreshët e Kalabrisë dhe Sicilisë.

Ata janë një shembull i jashtëzakonshëm në historinë jo vetëm shqiptare, por edhe botërore. Komunitet ky që ka ruajtur me fanatizëm dhe krenari traditat dhe zakonet për më shumë se pesë shekuj. Të shpërngulur që para kohës së Skënderbeut, ata kanë mbijetuar në një truall të huaj, në rreth 50 komuna italiane, pa lejuar kurrë që gjuha e stërgjyshërve të shuhet. Arbëreshët janë një kapitull i paharruar i shqiptarisë.

Dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” nis nga Hora e Arbëreshëvet, në provincën e Palermos (Sicilisë), dhe udhëton më pas nëpër fshatrat e Kalabrisë, nen shoqërimin e dy figurave që i japin shpirt këtij rrëfimi: ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare Lorik Cana dhe gazetarin e aktivistin Arbër Agalliu. Këta të dy i bashkohen jetës së përditshme të komuniteteve arbëreshe, ku e shkuara dhe e tashmja ndërthuren në një narrativë frymëzuese dhe edukative.

Advertisement

Lorik Cana, i njohur për kontributin e tij në futbollin shqiptar me 92 ndeshje ndërkombëtare, është kthyer në një ambasador të kulturës sonë nëpërmjet fondacionit të tij, duke investuar me përkushtim në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare.

Arbër Agalliu, gazetar shqiptar me shtetësi italiane, është një zë i fuqishëm për të drejtat e diasporës dhe njihet për angazhimin e tij të gjatë në përpjekjet për reformimin e ligjit të shtetësisë italiane.

Dokumentari është realizuar në gjuhën shqipe, një ndërthurje e shqipes moderne me arbërishten e ruajtur si një gjuhë e shenjtë brez pas brezi, dhe zgjat 40 minuta.

Në një vend si Zvicra, ku edhe ne jemi emigrantë nga trevat e ndryshme shqiptare, ky dokumentar vjen si një pasqyrë në të cilën mund të shohim më qartë veten: sa kemi ruajtur, çfarë kemi humbur dhe çfarë duhet të mbajmë gjallë.

Advertisement

I ftuari special i kësaj ngjarjeje është vetë Lorik Cana, me të cilin do të kemi kënaqësinë të bisedojmë rreth dokumentarit, nën moderimin e Prite Bytyçit. Më pas, do të pasojë një koktej i hapur, ku do të keni mundësinë të vazhdoni bisedën me Lorik Canën dhe mysafirët e tjerë në një atmosferë më të afërt.

Pjesëmarrja është falas, por vendet janë të kufizuara. Regjistrohuni në këtë link për të siguruar praninë tuaj:eventbrite.com

The post Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit