Shfaqje e filmit kosovar “CIRKU FLUTURUES” në Firenze për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali organizon një ngjarje kulturore në Firenze, ku do të shfaqet filmi kosovar “CIRKU FLUTURUES” (The Flying Circus). Ngjarja do të mbahet në UCI Cinemas Firenze, më 21 shkurt nga ora 19:00, shkruan albinfo.ch.

Filmi, i regjisorit dhe skenaristit Fatos Berisha, është një komedi e zezë e frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Ai tregon historinë e katër aktorëve nga Prishtina që përpiqen të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë, në kërkim të mundësive artistike dhe për t’u takuar me idhullin e tyre, Michael Palin. Në kastin e filmit janë aktorë si Velibor Topic, May-Linda Kosumovic, Tristan Halilaj, Bislim Muçaj, Fisnik Ademi, Refet Abazi dhe të tjerë.

Ky aktivitet jo vetëm që promovon kinemanë kosovare, por edhe forcon lidhjen kulturore mes diasporës shqiptare dhe atdheut, duke krijuar një mundësi për komunitetin të festojë së bashku krijimtarinë dhe identitetin kombëtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë dhe të konfirmojnë praninë në adresën: Embassy.Italy@rks-gov.net.

Shfaqja e filmit është një mundësi për të njohur më afër artin dhe historitë kosovare, duke shënuar kështu në mënyrë kreative Ditën e Pavarësisë së Kosovës./Albinfo.ch

The post Shfaqje e filmit kosovar “CIRKU FLUTURUES” në Firenze për Ditën e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";