Shiu nuk pengoi të rinjtë të vallëzojnë me ritmet e Alba Festivalit

Fundjava që kaloi, në zonën e kazermës (Kasernenareal) në një nga pikat qendrore të qytetit të Cyrihut ju kushtua shqiptarëve dhe të gjithë dashamirëve të muzikës shqipe, por të pranishëm ishin edhe shumë të huaj, sepse edhe ata pëlqejnë ritmet e muzikës shqipe.

Edicioni i tretë i Festivalit Alba filloi te premten e datës 21 qershor, në zonën e përmendur, pranë stacionit kryesor hekurudhor të Cyrihut dhe mbaroi mbrëmë, (e diele) në një mot më të hapur me diell, pasi kishte lënë mbrapa dy dite feste me shi… por të rinjtë e dashuruar pas muzikës durojnë shiun. Me një levizje të ombrellave dhe pelerinave prej mushame shpërthen basi dhe britma e te ftuarve ne shiun e dendur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Finalja ishte më e ngrohtë dhe kishte më në fund largim të reve.

Organizatoret thonë qe ky është ambienti dhe festivali më i madh i hapur për estradën shqiptare në Evropë. Ai ka nisur që nga viti 2019.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Atmosfera ishte mbresëlënëse njësoj si dy vite me parë. 25 më këngëtarë të mëdhenj shqiptarë të muzikës ndërkombëtare si Ledri Vula, Enida, Dardan dhe Mozzik & Getinjo si dhe Hava kanë performuar në ambientet e hapura me Hip-Hop, R’n’B dhe kulturën muzikore pop shqiptare në Evropë. Kanë kënduar edhe Sabri Fejzullahu, veteran i këngës shqipe si dhe Alban Skënderaj, Edona Llalloshi, Klajdi Haruni, Bruno etj.

Ka mbyllur festivalin kënga tashmë hit dhe si një himn, e Shkurte Fejzës “Mora Fjalë.” Kishte dhe një larmi ushqimesh dhe pijesh, nga ato tradicionale dhe të tjera, me shije ndërkombëtare. Deri te edicioni i radhës a do këtë ndryshim ne numër dhe në stadium me një kapacitet më gjigande. Urojmë për 2025 dhe për vazhdimësinë e këtij festivali.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shiu nuk pengoi të rinjtë të vallëzojnë me ritmet e Alba Festivalit appeared first on Albinfo.