
Shoqata shqiptare “Atdheu” fton bashkatdhetarët dhe qytetarët në Thun që të marrin pjesë në një prezantim të veçantë me valle kombëtare shqiptare, i cili do të mbahet më 6 maj 2026 (e mërkurë), transmeton albinfo.ch.
Aktiviteti do të zhvillohet në Aarefeldplatz (Manor), 3600 Thun, pranë PostFinance, ndërsa performanca artistike nga valltarët dhe valltaret e shoqatës do të realizohet në intervalin kohor 18:25 – 18:35.
Me këtë paraqitje, Shoqata “Atdheu” synon të sjellë para publikut traditën, kulturën dhe shpirtin shqiptar, duke promovuar vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare në kuadër të festivalit lokal në Thun.
Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit të bashkohen dhe të ndajnë së bashku një moment kulturor që përfaqëson krenarinë shqiptare./Albinfo.ch
The post Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun appeared first on Albinfo.