
Romani i saj i parë, me titulln “Burde & Segen” (Barrë dhe bekim), i ka sjellë autores shqiptare nge Zvicra Shqipe Sylejmani njohje të konsiderueshme në mesin e lexuesve në Zvicër. Atij, përkatësisht autores, i është bërë jehonë e madhe në mediat zvicerane në gjuhen gjermane, shkruan albinfo.ch.
Ndërkaq, tani, Shqipja po boton romanin e saj të dytë, me titullin “Würde und Vergebung” (dinjitet dhe falje).
Shota, protagonistja e romanit, e cila në vëllimin e parë ndiqte gjurmët e të parëve në atdheun e vjetër, pra, në Kosovë dhe Shqipëri, tani del në botë duke shtruar pyetjet: si ia dolën arbëreshët në Itali? Sa nga kultura shqiptare mund të gjendet ende në Turqi? Dhe si e përjetuan njerëzit vendqëndrimin e tyre të ri në Londër, Nju Jork apo Boston në krahasim me Zvicrën?
Më 27 tetor 2022, e enjte, në @labor5zuerich në Cyrih, do të shkojmë në një udhëtim me autoren nëpër rrëfimet e romanit të ri “Dinjitet dhe falje”.
Mbrëmja do të shoqërohet muzikalisht nga @arjetazuta dhe @leutrimaliji.
Shqipe Sylejmani është e lindur në Prishtinë, Kosovë. Në Zvicër ajo ka ardhur si 4 vjeçare, pasi që ndaj babait të saj, bashkëpunëtor i të përditshmes “Rilindja” kishin filluar përndjekjet. Në këtë gazetë Shqipja kishte filluar leximet e para. Gjatë studimeve për Gazetari dhe Komunikim në Cyrih, ajo ka punuar për disa revista të njohura në Zvicër dhe Nju Jork.
„Kultura dhe historia shqiptare është tepër e bukur për të mos u treguar“ kishte thënë Shqipja për albinfo.ch, me rastin e botimit të romanit të saj të parë.
The post Shqipe Sylejmani boton romanin e saj të dytë gjermanisht appeared first on Albinfo.