Komuniteti shqiptar në Gjenevë të Zvicrës ka shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar, me një mbrëmje festive të organizuar nga Këshilli Organizativ i Shoqatave Shqiptare në këtë qytet, shkruan albinfo.ch.
Aktiviteti mblodhi bashkatdhetarë, artistë dhe kontribuues të komunitetit shqiptar, të cilët u bashkuan për të festuar një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.
Mbrëmja u karakterizua nga atmosfera festive dhe përkushtimi për ruajtjen e traditave, kulturës dhe identitetit kombëtar në mesin e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër.
Përmes një fotoreportazhi nga aktiviteti, organizatorët kanë ndarë momente nga kjo mbrëmje, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e saj, përfshirë organizatorët, artistët dhe bashkatdhetarët pjesëmarrës.
Organizime të tilla vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në bashkimin e komunitetit shqiptar në diasporë dhe në përcjelljen e vlerave kombëtare te brezat e rinj./Albinfo.ch
https://www.facebook.com/share/p/19ndDjPEKm/?mibextid=wwXIfr
The post Shqiptarët në Gjenevë festojnë Ditën e Flamurit me një mbrëmje festive appeared first on Albinfo.