Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë përmes disa aktiviteteve festive, të organizuara nga shoqatat shqiptare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve diplomatikë, mësuesve, nxënësve dhe bashkatdhetarëve, shkruan albinfo.ch.

Një nga organizimet u mbajt nga shoqata “Ardhmëria – Komuniteti Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar”, në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve Shqiptarë, ku morën pjesë edhe Zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Londër, Vlorat Gashi, dhe i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Enian Lamçe.

Gjatë aktivitetit, Gashi vlerësoi kontributin e mërgatës shqiptare në Britani, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet shqiptarëve jashtë vendlindjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Programi artistik i organizuar nga shoqatat u pasurua me pjesëmarrjen e nxënësve, mësuesve dhe familjeve të tyre. Përmes këngëve dhe interpretimeve të ndryshme, ata përcollën mesazhe për rëndësinë e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në kuadër të festimeve u organizua edhe një aktivitet nga Diaspora Hasjane, i cili u karakterizua nga fryma e bashkimit, mikpritja dhe promovimi i traditave të vendlindjes.

Të dyja veprimtaritë shërbyen si mundësi për bashkimin e bashkatdhetarëve dhe promovimin e vlerave kombëtare, duke vënë në pah edhe rolin e shoqatave dhe shkollave shqipe në përcjelljen e gjuhës dhe kulturës te brezat e rinj.

Organizatorët falënderuan mësuesit, nxënësit, artistët dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin në ruajtjen e traditave dhe forcimin e lidhjeve të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar./Albinfo.ch

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar festojnë Pavarësinë e Shqipërisë me aktivitete kulturore appeared first on Albinfo.