Numri më i ri i magazinës albinfo.ch, prej sot është në duar të lexuesve. Blloku tematik i këtij numri merret me zgjedhjet për Parlamentin e Zvicrës që mbahen në tetor 2023, gjegjësisht me pjesëmarrjen e politikanëve me rrënjë shqiptare, në këto zgjedhje.

Me këtë rast, redaksia e albinfo.ch ka intervistuar të gjithë (5) politikanët në fjalë që deri më tani kanë shpallur kandidaturën për tu bërë deputetë federalë të Zvicrës. Fjala është për kandidatët: Afërdita Bogiqi, PS, Kantoni Valis; Gzim Hasanaj, GL, Baselland; Islam Alijaj, PS, Cyrih; Përparim Avdili, FDP, Cyrih dhe Reis Luzhnica, PS, Cyrih.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndonëse bëjnë garë për tri parti të ndryshme, ata i lidh një interes i përbashkët: të sigurojnë që më në fund një shqiptar të ulet në Parlamentin  e Zvicrës. Këtë e theksojnë që të pestët, duke kërkuar, si kurrë më parë, një mobilizim të votës shqiptare, pavarësisht nga partia, për të realizuar qëllimin e përmendur.

Vetëm një ditë para mbylljes së numrit të revistës, më 14 maj komuniteti shqiptar i Zvicrës mori një lajm të mirë, mbas emë të mirin deri më sot: Ylfete Fanaj, në raundin e dytë të zgjedhjeve fitoi garën për një vend në ekzekutivin (qeverinë) e Kantonit të Lucernit. Një arritje si kjo, nuk kishte si të mos gjente vend në revistën tonë. Prandaj, Ylfetja dhe pesë kandidatët e përmendur, stolisin edhe ballinën e numrit më të ri, të majit, të revistës albinfo.ch.

Përveç temave aktuale politike, ky numër është i pasur edhe me tema të larmishme nga jeta në diasporë. Kështu, albinfo.ch prezanton alpinisten e suksesshme Gentiana Zyba e cila po pushton majat e maleve të larta në botë, pastaj futbollistin e ri, të dalluar, Zidan Tairin, 5 motrat Gashi, nga Kantoni Thurgau, që krahas karrierës akademike i dallon edhe pasioni për vallen shqiptare etj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në numrin aktual zënë hapësirë po ashtu një numër afaristësh shqiptarë nga Zvicra me kompanitë e tyre të suksesshme si dhe rubrikat standarde si ajo e librit, filmit, fjalëkryqi etj.

Magazina albinfo.ch, si gjithnjë, mund të gjendet, falas, në të gjitha ambientet që frekuentohen nga shqiptarët në Zvicër ndërsa, me pagesë ajo mund të ju vijë në adresën e shtëpisë ose zyrës suaj.

Lexim të këndshëm!

The post Shqiptarët në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës, temë e numrit të ri të albinfo.ch appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";