Isabel Eve Poro ka lindur më 24 dhjetor 2012 në Toronto, Kanada. Sot ajo jeton në Shqipëri. Isabel është një 9-vjeçare shumë e talentuar që luan piano dhe këndon opera. Ajo ka dy vjet që studion për piano dhe talenti i saj për të kënduar u zbulua rastësisht, përcjell albinfo.ch.

Isabel Poro ka fituar çmimin e parë në Ragusa të Sicilisë. 9-vjeçarja trajnohet nga dirigjenti famoz i Sanremos Fio Zanotti dhe soprano e famshme Ulpjana Aliaj.

Vogëlushja është e apasionuar pas këngëtarit Andrea Bocelli dhe e dëgjon çdo ditë. Pasi e dëgjoi të këndonte disa herë, mësuesi i saj i pianos vendosi ta testonte atë profesionalisht. Timbri i ngrohtë i Isabelës u pëlqye nga shumë artistë profesionistë. Ajo ka marrë shumë çmime të para në Shqipëri dhe çmimin e dytë në një konkurs kanto të zhvilluar në Moskë. /Albinfo.ch

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

https://www.cdnimpuls.com/video/635c26541f1cc.mp4?_=3

https://www.cdnimpuls.com/video/635c26482fa92.mp4?_=4

The post Shqiptarja shkëlqen në Itali, merr çmimin e parë në Ragusa appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";