Shtyhet edicioni i Festivalit të Kanës

Edicioni i këtij viti i Festivalit të Filmit të Kanës do të shtyhet deri në korrik, për shkak të situatës së pandemisë COVID-19. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga organizatorët, të cilët konfirmuan se festivali do të zhvillohet midis datave 6 dhe 17 korrik të këtij viti

Edicioni i vitit të kaluar u anulua duke u zëvendësuar me një event më modest të zhvilluar në tetor, ku u shfaqen disa filma me metrazh të shkurtër, pa përfshirë premierat kryesore dhe yjet e kinemasë, raportin Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Normalisht aktorët hollivudianë marrin pjesë në eventin që zgjat dy javë në qytetin mesdhetar, në një prej shfaqjeve kryesore të industrisë kinematografike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga përhapja e pandemisë COVID-19 qyteti i Kanës e ka humbur shkëlqimin e tij me shumë prej hoteleve dhe restoranteve të mbyllura si pasojë e kufizimeve.

 

The post Shtyhet edicioni i Festivalit të Kanës appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";