Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të mbështesin këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision 2025, “Zjerm”, duke votuar me një mesazh SMS. Sonte, kodi i këngës është “12” dhe votimi mund të bëhet duke dërguar një SMS në numrin 54345, shkruan albinfo.ch.

Përveçmes SMS-ve, votimi për Eurovision 2025 është i mundur edhe përmes telefonit ose online me pagesë në faqen zyrtare të festivalit: esc.vote.

Në natën finale, votimi hapet pak para interpretimit të këngës së parë dhe mbetet i hapur për rreth 40 minuta pas përfundimit të të gjitha performancave. Ndërkohë, në gjysmëfinale, votimi fillon pas interpretimit të këngës së fundit dhe zgjat rreth 18 minuta, shkruan albinfo.ch.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Publiku shqiptar në diasporë është i ftuar të japë mbështetjen e tij dhe të ndihmojë që “Zjerm” të ngjitet sa më lart në renditjen e këtij edicioni të Eurovisionit.

The post Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025? appeared first on Albinfo.