Sonte nata e dytë e “Sunny Hill”, këta janë artistët që do të performojnë

Festivali ndërkombëtar “Sunny Hill” do të vazhdojë edhe sonte në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. Në natën e dytë në skenë do të ngjiten artistë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, raporton Albinfo.ch.

Ndër emrat që do të performojnë për publikun e madh, janë edhe J Balvin, Mahmood, Dhurata Dora, Azet&Zuna, Ghetto Geasy, Cozman, Onat, Emir Taha, e të tjerë.

Mbrëmë ishte nata e Dua Lipës, e cila ndezi publikun me hitet e saj, ndërsa e shfrytëzoi festivalin “Sunny Hill” për t’i bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës./Albinfo.ch

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sonte nata e dytë e “Sunny Hill”, këta janë artistët që do të performojnë appeared first on Albinfo.