Sonte nata finale e Sunny Hill Festival, Martin Garrix kryeson programin

Sunny Hill Festival përmbyll sonte edicionin e sivjetmë me natën finale, e cila pritet të mbledhë mijëra adhurues të muzikës në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Sipas programit zyrtar të festivalit, ylli holandez i muzikës elektronike Martin Garrix do të jetë emri kryesor i mbrëmjes, ndërsa në skenë do të ngjiten edhe artistë të tjerë si Roya, Kim Turnbull, Carlita si dhe Adam Port & Rampa në skenën C4.

Edicioni i këtij viti, i mbajtur nga 31 korriku deri më 2 gusht, solli në Prishtinë artistë të njohur ndërkombëtarë si Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix, krahas emrave të njohur të skenës shqiptare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sunny Hill Festival vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Kosovë, duke tërhequr çdo vit vizitorë nga Kosova, rajoni dhe diaspora.

The post Sonte nata finale e Sunny Hill Festival, Martin Garrix kryeson programin appeared first on Albinfo.