Sonte në TV Arte: “Baleti Kombëtar i Kosovës vallëzon për mbijetesë”

Sonte, më 11 mars 2021, në televizionin francez-gjerman Arte jepet kroniak “Aschenputtel Ballerinas” (Balerinat si Hirushja), njofton TV Arte.

Kronika e titulluar “Baleti Kombëtar i Kosovës vallëzon për mbijetesë” shfaqet me fillim në orën 19:40, transmeton albinfo.ch. Po ashtu mund të shikohet edhe në internet.

Teuta Krasniqi jep gjithçka nga vetja edhe në provën e sotme. Baleti i ardhshëm është shumë i rëndësishëm për solisten e Baletit Kombëtar Kosovar, sepse atë e ka kompozuar dhe koreografuar një nga valltarët e trupës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

20 artistët e baletit bëjnë prova në bodrumin e teatrit në Prishtinë. Pavarësisht kushteve të vështira, pagës së dobët dhe mungesës së çdo perspektive, valltarët mendojnë se është një nder i veçantë të jesh pjesë e baletit kombëtar, përcjell albinfo.ch. Përmes artit të tyre ata gjithashtu duan t’u japin bashkatdhetarëve ndjenjën se ia vlen të qëndrojnë në vendin e tyre të varfër dhe të jenë krijues.

“Baleti Kombëtar i Kosovës vallëzon për mbijetesë” përsëritet nga Arte: Më 12 Mars, 2021 në 12:15 pasdite. Zakonisht mund ta gjeni programin në internet pasi të jetë transmetuar në TV.

Viti i prodhimit është 2018, pra bëhet fjalë për reprizë por pasi nuk ka ndryshuar shumë për të mirë, ja vlen të shikohet edhe sot.

Gjatësia: 35 minuta (nga 19:40 në 20:15 )

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sonte në TV Arte: “Baleti Kombëtar i Kosovës vallëzon për mbijetesë” appeared first on Albinfo.