Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër

Sopranoja shqiptare Anila Aliu ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj artistike, duke debutuar për herë të parë me koncert në Londër, transmeton albinfo.ch.

Përmes një reagimi pas koncertit, ajo e cilësoi këtë paraqitje si një moment të veçantë dhe një piketë të rëndësishme në rrugëtimin e saj profesional, duke shprehur mirënjohjen për publikun e ngrohtë që e mirëpriti në kryeqytetin britanik.

Aliu falënderoi të gjithë të pranishmit që e bënë të veçantë këtë mbrëmje, me një falënderim të posaçëm për Zëvendësambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z. dhe znj. Gashi, për mbështetjen dhe praninë e tyre. Ajo shprehu mirënjohje edhe për z. Wong, për nderin që i bëri me pjesëmarrjen në koncert, si dhe për menaxherin artistik Tom Kokona dhe kolegun e mikun e saj, Joe Shepherd, me të cilin ndau skenën në këtë koncert.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të performoja për herë të parë në këtë qytet, e rrethuar nga një publik kaq i ngrohtë, ishte një moment historik për mua”, u shpreh artistja, duke falënderuar gjithashtu të gjithë ata që punuan në prapaskenë për realizimin e kësaj mbrëmjeje artistike.

Debutimi në Londër përbën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të Anila Aliut, duke konfirmuar prezencën gjithnjë e më të fuqishme të artistëve shqiptarë në skenat prestigjioze evropiane./Albinfo.ch

The post Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";