Sot fillon “Eurovision 2024”, ja si mund të votojnë shqiptarët

Mbrëmjen e sotme fillon “Eurovision 2024” i cili këtë viti do të mbahet në Malmo të Suedisë, me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 11 maj.

Besa Kokëdhima e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Titan” do të performojë natën e dytë dhe do të jetë e gjashta në radhë.

Përsa i përket votimit, nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the world (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.

Organizatorët zyrtarë të eventit kanë realizuar edhe një sondazh, për renditjen e të gjithë pjesëmarrësve të këtij edicioni.

Sondazhi është realizuar me votat e fansave dhe votat e gazetarëve, si dhe rezultati është nxjerrë përmes kombinimit të votave.

Kështu, Shqipëria, e përfaqësuar nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” renditet në vend të 10-të.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sot fillon “Eurovision 2024”, ja si mund të votojnë shqiptarët appeared first on Albinfo.