Suhareka na Bashkon 2026, festivali i muzikës dhe gjithëpërfshirjes mbahet më 17 tetor

Shoqata “Sytë Kërkojnë Dritë” ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit “Suhareka na Bashkon 2026”, një ngjarje që synon të bashkojë muzikën, talentin dhe gjithëpërfshirjen, transmeton albinfo.ch.

Festivali do të mbahet më 17 tetor 2026, duke filluar nga ora 16:00, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.

Organizatore e festivalit është Shqipe Kryeziu, e cila jeton dhe vepron në Zvicër dhe angazhohet në organizimin e kësaj nisme kulturore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synojnë të krijojnë një hapësirë ku artistët mund të prezantojnë talentin e tyre, ndërsa publiku të shijojë muzikën dhe të ndajë emocione së bashku./Albinfo.ch.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Suhareka na Bashkon 2026, festivali i muzikës dhe gjithëpërfshirjes mbahet më 17 tetor appeared first on Albinfo.