Edicioni i sivjetëm i Sunny Hill Festival ka nisur mbrëmë në Parkun e Sunny Hill në Bërnicë të Prishtinës, duke mbledhur mijëra vizitorë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, transmeton albinfo.ch.

Ylli botëror i muzikës pop, Katy Perry, ishte emri kryesor i natës së parë, duke u ngjitur në skenën kryesore në orën 22:30 dhe duke interpretuar disa nga hitet e saj më të njohura, si “Firework”, “Roar”, “Dark Horse” dhe “Teenage Dream”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Screenshot

Përveç performancës së Perryt, publiku pati mundësi të shijojë edhe paraqitjet e artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë në disa skena të festivalit, duke krijuar një atmosferë të veçantë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

Programi i Sunny Hill Festival vazhdon edhe më 2 gusht me emra të njohur të skenës botërore, përfshirë Lewis Capaldi, Martin Garrix dhe Keinemusik, të cilët pritet të sjellin performanca spektakolare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sunny Hill konsiderohet një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropën Juglindore, duke tërhequr çdo vit dhjetëra mijëra adhurues të muzikës nga rajoni dhe mbarë bota./Albinfo.ch

The post Sunny Hill nis me spektakël, mijëra vizitorë nga e gjithë bota në Prishtinë appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";