Në kuadrin e aktiviteteve letrare që po organizon Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës me seli në Cyrih, këtë të shtunë, më 24 shtator mbahet takimi letrar me krijuesin, Arbër Ahmetaj.

“Takim me veprën letrare të Arbër Ahmetaj” është aktiviteti i radhës që mbahet në ambientet e Bibliotekës “Pestalozi” të Cyrihut, duke filluar në orën 16.00.

Ahmetaj është një krijues i njohur që shkruan në poezi dhe në prozë. Ai është mjaft i pranishëm në jetën tonë letrare, si në Zvicër ashtu dhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Është autor i një numri të konsiderueshëm librash që kanë ngjallur interesimin e lexuesit dhe kritikës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jeton në kantonin Valis të Zvicrës ku punon si farmacist.

Adresa: Norastrasse 20, 8004 Zürich

The post Takim me veprën letrare të Arbër Ahmetajt, në Cyrih appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";