Të pakënaqur me radhitjen, familja e Albina Kelmendit e quajnë të pavlerë Eurovisionin

Shqipëria, e cila u përfaqësua mbrëmë në Eurovision nga këngëtarja kosovare Albina Kelmendi dhe familja e saj, arriti të radhitet e 22-ta nga 26 vende përfaqësuese në Eurovizion.

Kjo radhitje shkaktoi pakënaqësi te bashkëshorti i Albinës, i cili ishte në vazhdimësi pjesë e ekipit të familjes Kelmendi. Ai e quajti të pavlerë festivalin evropian të këngës.

“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare. Eurovision nga aspekti profesional e njerëzore nuk ka më vlera! Familja ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Të pakënaqur me radhitjen, familja e Albina Kelmendit e quajnë të pavlerë Eurovisionin appeared first on Albinfo.