Tenori Ramë Lahaj paralajmëron pesë mbrëmje me yje të operas

Para pak ditësh, tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, ishte në Toronto në kuadër të aktiviteteve “Java e Kulturës së Kosovës në Kanada” dhe me rastin e koncertit special të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Ottawa e në bashkëpunim me “The Greater Toronto Philharmonic Orchestra” dhe dirigjentin shqiptar në Kanada, Bujar Llapaj, shkëlqyen me paraqitjen e tyre për nder të 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve të Kosovës në Kanada dhe 15- vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, shkruan albinfo.ch.

Menjëherë pas kësaj paraqitje, Lahaj ka zbuluar datat e edicionit të katërt të RLIOF, dhe sipas këtij njoftimi, pritet të realizohen pesë mbrëmje të paharrueshme me yje të operës.

“Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë që edicioni i 4-të i festivalit ‘Rame Lahaj International Opera Festival’ do të mbahet nga data 21 Korrik deri më 2 gusht. Edicioni i sivjetmë i RLIOF sjell: 5 mbrëmje të paharrueshme muzikore me yjet e operas, po ashtu ekspozitë të veçantë, masterklasë frymëzuese për artistët e rinj”, është shprehur ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Tenori Ramë Lahaj paralajmëron pesë mbrëmje me yje të operas appeared first on Albinfo.