
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih mirëpret ekspozitën personale të artistit vizual Urim Berisha, e cila hapet të premten, më 20 qershor 2025, në orën 19:30, në ambientet e saj zyrtare në Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Cyrih.
Në këtë cikël veprash, Berisha eksploron dimensionin estetik dhe filozofik të numrit, duke i zhvendosur nga kuptimi i tyre matematikor në një gjuhë vizuale me ngarkesë emocionale dhe kulturore. Përmes teknikës së përzier mbi pëlhurë dhe tapet, artisti ndërton një komunikim të ri ndërmjet abstraktes dhe ndjeshmërisë njerëzore.
I njohur për qasjen e tij konceptuale, Urim Berisha – me veprimtari në kantonin e Cyrihut – sjell një formë arti që tejkalon estetikën e zakonshme, duke i dhënë formës funksionin e mendimit dhe përjetimit.
Pjesëmarrjen tuaj konfirmoni në:
[email protected]
The post Urim Berisha ekspozon në Cyrih: Simbolika e numrit si formë ndjesore appeared first on Albinfo.