Dua Lipa dje ka pranuar çmimin e “Lidershipit të Shquar” nga Këshilli Atlantik, e shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell albinfo.ch.

Këtë ceremoni e ka ndjekur nga afër edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila pati një takim me Duan.

“Jam shumë e lumtur që takova Duan në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik. Dua, ti ke ndikim të madh në botë. Me muzikën tënde dhe energjinë unike, ne jemi të gjithë duke u ngritur në ajër”, shkroi Von der Leyen në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shkrimin e Këshillit Atlantik, Dua Lipas i jepen katër epitete përshkruese si: “Fituese e Grammy”, “Themeluese e Fondacionit Sunny Hill” dhe “Aktiviste”.

The post Ursula Von der Leyen: Dua, ti ke ndikim shumë të madh në botë appeared first on Albinfo.