minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vendoset: Eurovision 2023 nuk mbahet në Ukrainë

0
Vendoset: Eurovision 2023 nuk mbahet në Ukrainë

Organizatorët e festivalit kanë vendosur që ai të mos mbahet në shtetin fitues, Ukrainë, për shkak të pushtimit rus që ende po vazhdon.

Mbretëria e Bashkuara doli në vendin e dytë në Eurovisionin e këtij viti, prandaj organizatori i festivalit nisi bisedimet për mbajtjen e festivalit të ri në këtë shtet.

Ende nuk dihet se në cilin qytet do të mbahet Eurovisioni, por Glasgo dhe Mançester kanë shprehur interesim, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.

Advertisement

 

Mbretëria e Bashkuar ka një sërë sallash adekuate për mbajtjen e Eurovisionit më 2023, por ka edhe hapësira akomoduese dhe lidhje të mira të transportit ndërkombëtar.

Po ashtu, në garë për të qenë nikoqir të Eurovisionit mund të jenë edhe qytete të tjera, përfshirë Lids, Liverpul, Njukesëll, Birmingam, Aberdin, Londër, Brajton, Belfast dhe Kardif.

Qytetet që duan të jenë nikoqir i festivalit duhet të dëshmojnë se kanë infrastrukturën e duhur për t’u mbajtur Eurovisioni.

Advertisement

Në Eurovisionin që u mbajt në maj të këtij viti, fitues u zgjodh bendi nga Ukraina, Kalush Orchestra, ndërkaq Sam Ryder nga Mbretëria e Bashkuar doli në vendin e dytë

 

The post Vendoset: Eurovision 2023 nuk mbahet në Ukrainë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit