Violinisti shqiptar, Shkëlzen Doli, dekorohet nga presidenti i Austrisë

Shkëlzen Doli, një nga violinistët më virtuozë shqiptarë në botë, anëtar i Orkestrës Filarmonike të Vjenës, është dekoruar me titullin e nderit të Austrisë nga Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, për merita në shërbim të Republikës së Austrisë.

Publiku shqiptar e kujton ende videon e bukur me muzikë shqiptare të realizuar prej tij, që u transmetua gjatë koncertit të madh të Vitit të Ri në mbarë botën, shkruan top channel, përcjell albinfo.ch.

I papërsëritshëm do të mbetet gjithashtu koncerti në Teatrin e Operas e Baletit, më 2017-n, ku me turneun Albanian Soul, i bëri muzikantët vjenezë të luanin Moxartin, duke mbajtur qeleshe shqiptare në kokë. Shkëlzen Doli, e ka deklaruar vazhdimisht:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jam shqiptar dhe nuk krenohem me asgjë tjetër, veç vendit tim”.

Doli ka lindur në Elbasan më 1971, dhe më pas është rritur në Gjakovë. I shkolluar për muzikë në Vjenë, Shkëlzen Doli shumë shpejt arriti që të bëhej pjesë e Orkestrës Filharmonike të Vjenës në vitin 1995. Që atëherë, Doli është afirmuar ndërkombëtarisht duke realizuar një numër turnesh ndërkombëtare si solist, nga Europa në Azi, në Amerikë të Veriut e Afrikë.

Ai ka themeluar edhe Vienna Philarmonic Ensemble, me të cilin performonne vende të ndryshme të botës  krahas muzikës më të mirë botërore edhe motivet shqiptare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Violinisti shqiptar, Shkëlzen Doli, dekorohet nga presidenti i Austrisë appeared first on Albinfo.