Vjenë: Boksieri shqiptar, Jakaj mposht serbin, Nikoliç

Bernardin Jakaj nuk njeh humbje. Boksieri shqiptar i cili jeton në Vjenë ka fituar meçin ndaj serbit, Nikoliç, raporton albinfo.at

Jakaj ishte më i mirë në duel duke arritur ta mposht serbin nacionalist, Nikoliç, i cili para këtij dueli kishte provokuar me flamurin e Kosovës me ngjyrat e Serbisë.

Meçi i zhvilluar në Marien Erzendorf, në afërsi të Vjenës, u dominua nga Jakaj. Madje, boksieri me prejardhje nga Gjakova e rrëzoi një herë Nikoliqin në rundin e tretë. Por serbi rezistoi deri në rundin e dhjetë, e më pas fitorja u vendos nga gjyqtarët. Jakaj ishte fitues i padiskutueshëm, pasi dominoi thuajse secilin rund.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për Jakajn ky ishte meç mjaft me peshë. 25-vjeçari nga Gjakova vazhdoi bilancin e qindpërqindtë. Shënoi fitoren e 14 në po aq meçe.

 

The post Vjenë: Boksieri shqiptar, Jakaj mposht serbin, Nikoliç appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";