
Dua Lipa performoi në skenën madhështore të Gröna Lund, me një numër rekord pjesëmarrësish që u argëtuan dhe kënduan bashkë me të, sidomos këngët e saj nga albumi i fundit “Future Nostalgia”, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë që një artikull në gazetën prestigjioze suedeze Aftonbladet vë në pah origjinën kosovare të Duas dhe thotë se asnjëherë nuk zhgënjehesh me paraqitjet e saja.
“Muzika pop e Dua Lipës, të bënë ta duash atë pa kushte. Një muzikë e bukur që u përshtat shumë me qiellin e hapur të kaltër të Stokholmit”, thuhet në fund të artikullit.
Advertisement
Dua është duke e mbajtur koncerte të përmasave të mëdha në shtetet skandinave. /Albinfo.ch
Advertisement
The post Ylli botëror i Kosovës, Dua Lipa shndriti Stokholm appeared first on Albinfo.