Yllka Gashi: Filmi “Zgjoi” do të bëjë histori

Pavarësisht se filmi “Zgjoi” nuk arriti të nominohej për çmimin Oscars 2022, ky film ishte në listën e ngushtë prej 15 filmash që u nominuan në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.

Pas këtij lajmi, ka reaguar aktorja e Yllka Gashi, e cila përmes një postimi në Facebook ka shprehur gjithë mirënjohjen e saj për të gjithë ata që e mbështetën këtë projekt.

““Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës! “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë! Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falënderuese! Faleminderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë që një vit!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori, duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë. Kosova ka shumë talente e rrëfime autentike, të cilat duhet t’i tregojmë! Edhe një herë, faleminderit nga zemra!”, shkroi aktorja në postimin e saj.

The post Yllka Gashi: Filmi “Zgjoi” do të bëjë histori appeared first on Albinfo.