“Zgjoi” dhe Elina Duni në “Netët e filmit” nën qiell të hapur, në Münsingen

Për më shumë se 20 vjet, shoqata Film Nights Münsingen prezanton “delikatesa” filmike bazuar në moton e “Netëve të Filmit”: mbrëmje të paharrueshme me filma të paharrueshëm në një ambient të paharrueshëm”. Tradita e bukur vazhdon edhe këtë vit.

Me temën e “ndryshimit të korsive” në Netët e Filmit në Münsingen, po eksplorohen shtigje të reja, po ndërmerren rrugë alternative, qoftë përmes një fillimi të ri apo një koncepti disi të ndryshëm të jetës, transmeton albinfo.ch. Filmat e përzgjedhur janë befasues, inkurajues, ndonjëherë të zymtë e herën tjetër plot gjallëri.

Përveç filmave do të ketë edhe program muzikor. Kështu, në mbrëmjen e të enjtes, më 14 korrik do të shfaqet filmi i suksesshëm nga Kosova “Zgjoi” (Hive) dhe do të këndojë artistja e njohur e xhazit, Elina Duni, e cila jeton në Zvicër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këngëtarja Elina Duni me rrënjë shqiptare me tekstet e këngëve të saj me shije të ëmbël e të hidhur në të njëjtën kohë e çon publikun në një botë tjetër – optimiste dhe nostalgjike, shkruan më tutje gazeta Jungfrauzeitung.

Ndërsa filmi “Zgjoi” përshkruhet si një dramë që tregon historinë e Fahrijes, bashkëshorti i së cilës është zhdukur gjatë luftës, në një fshat në Kosovë. Për të siguruar jetesën e familjes së saj, Fahrija themelon një kompani. Filmi tregon fuqinë e madhe të solidaritetit, shkruan gazeta.

“Hive” është fitues i Çmimit të Madh të Jurisë dhe Çmimit të Regjisë në Sundance 2021.

Mbrëmja filmike dhe muzikore fillon në orën 20.00, në Schlossgut, Münsingen, Kanton i Bernës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post “Zgjoi” dhe Elina Duni në “Netët e filmit” nën qiell të hapur, në Münsingen appeared first on Albinfo.