“Zjerm” në top 20-shen në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest për muajin prill

Kënga që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision këtë vit, “Zjerm” nga Shkodra Elektronike është renditur ndër 20 performancat më të shikuara gjatë muajit prill në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në “YouTube”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kanali zyrtar i festivalit, i cili publikoi përmbledhjen mujore të videove më të ndjekura, transmeton albinfo.ch.

Sipas Eurovision-it, të dhënat për renditjen mblidhen çdo muaj, duke filluar nga janari i vitit 2020.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çdo muaj do të numërojmë 20 videot më të shikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube. Kjo renditje do të përfshijë videot zyrtare muzikore, performancat nga finalet kombëtare, paraqitjet live, paraqitjet paraprake dhe, natyrisht, performancat nga vetë Eurovision Song Contest – përfshirë Finalen e Madhe, Gjysmëfinalet dhe Performancën e Fituesit – në përputhje me mënyrën e numërimit që kemi ndjekur edhe në vitet e kaluara. Të dhënat mblidhen nga numri i shikimeve në kanalin zyrtar të Eurovision-it gjatë muajit kalendarik që sapo ka kaluar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq faqja zyrtare e festivalit në “Facebook”, ka ndarë pamje nga paraqitja e parë e grupit në skenën e Eurovisioni-it në Bazel.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post “Zjerm” në top 20-shen në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest për muajin prill appeared first on Albinfo.